Responsive design


Ne krijojmë aplikacione web dhe mobile sipas kërkesave tuaja.

Ne zhvillojmë idetë tuaja në realitet. Ne kemi experiencën e duhur për të realizuar projektet tuaja si ndërtime faqe interneti, ndërtime aplikacionesh bazë web ose me baze Android/iOS. Duhet vetëm të na kontaktoni për të realizuar projektet tuaja profesionalisht dhe me finesë.

A+ R A-

Akademia profesionale Irisoft është qendër profesionale e liçensuar që në vitin 2000, për trajnimin e brezave të rinj apo individëve të apasionuar ndaj teknologjive të reja. Me punë të përkushtuar dhe profesionale, ajo  është zgjeruar dhe  në tetor 2009 ka një filial të saj të dytë në qytetin e Elbasanit. Aktiviteti i saj bazohet në trajnime në fushën e kompjuterit për një gamë mjaft të gjerë programesh kompjuterike,  në të gjitha gjuhët e huaja të kërkuara nga  tregu vendas si dhe  gjuhën shqipe për të huajt. Gjithashtu qendra ka zgjeruar gamën e shërbimeve të saj me trajnime profesionale para dhe pasuniversitare si dhe në ofrimin e trajnimeve të stafit të bizneseve private dhe institucioneve shtetërore, në të gjitha sektorët ku kanë nevojë.

Prej kohësh qendra bashkëpunon me një staf  të zgjeruar mësuesish dhe padagogësh të kualifikuar.  Stafi pedagogjik i programeve kompjuterike i atyre të gjuhëve të huaja dhe i trajnimeve pasuniversitare, kanë arsimin përkatës të lartë,  tituj dhe grada shkencore, trajnuar dhe çertifikuar  brenda dhe jashtë vendit. Akademia Profesionale Irisoft është autore dhe fituese e alterteksteve të informatikës të klasave 7, 8, 9, 10, 11 dhe 12 për vitet akademikë 2009 – 2010 dhe 2010 – 2011, 2011-2017 si në TIK – bërthamë, ashtu edhe në atë të avancuar.

Irisoft gjatë viteve u ka ardhur në ndihmë bizneseve duke trajnuar punonjësit, ndërtuar aplikacione kompjuterike apo me bazë web. Kemi formuar një grup të madh pedagogësh profesional të cilët mund të ndërtojnë dhe mbështesin aplikacione të ndryshme sipas kërkesave të tregut. Do të jeni gjithmonë të mirpritur për të na kontaktuar që të diskutojmë rreth ideve apo projekteve tuaja.

KONTAKTONI TANI!

Ju Faleminderit

Staffi IRISOFT.